Solskjaer: Nuk besoj se do të kishin mbijetuar në kohën tonë

Futboll

Solskjaer: Nuk besoj se do të kishin mbijetuar në kohën tonë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:06
Solskjaer

Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer thotë se nuk ka shumë lojtarë nga ekipi aktual që mund të përballojë të jetë pjesë e skuadrës që fitoi Triplete-n në vitin 1999.

Solskjaer thotë se beteja mendore ishte një pjesë kyçe e triumfit të famshëm.

“Ishte thjesht një dhomë zhveshjeje fantastike e mbushur me liderë dhe fitues. Ne vërtet e urrenim humbjen. Kishte zënka pas ndeshjeve nëse nuk kishim luajtur mirë dhe kjo ishte ajo që duhej,” tha Solskjaer sipas Goal.com.

“Ishte e nevojshme të zgjoheshim ndonjëherë, të shkundeshim pak.

Kështu u bëmë më mirë, kështu u bëmë fitues. Po të bëhet sot, lojtarët do t’u kishin telefonuar prindërit ose menaxherët e tyre…

“Ata janë shumë të dobët, nuk e di nëse do t’i kishin mbijetuar asaj kohe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat