Ancelotti “merr frymë lirisht”, titullari gati për ndeshjen me Cityn

Futboll

Ancelotti “merr frymë lirisht”, titullari gati për ndeshjen me Cityn

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:05
Reali

Real Madrid e fitoi ndeshjen e fundit në LaLiga me rezultatin 1-0 teksa madrilenët iu falën një goli të Marco Asensios.

Në fakt, vëmendja kryesore e të besuarve të trajnerit Carlo Ancelotti është tek gjysmëfinalja e së mërkurës ndaj Manchester Cityt dhe “buzëqeshja” e Los Blancos “ngriu” në momentin kur Eduardo Camavinga pati probleme në gju dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 84-tërt.

Frika dhe tensioni ishte i lartë te madrilenët duke qenë se Camavinga është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Realit teksa është përshtatur më së miri në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Gjithsesi, ka qenë rezonanca magnetike ajo e cila bën që trajneri Ancelotti të “marrë frymë” lirisht duke qenë se analizat treguan se 20-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat