Kolo-Muani “magjik” në sezonin debutues në Bundesliga

Futboll

Kolo-Muani “magjik” në sezonin debutues në Bundesliga

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:08
Kolo-Muani

Kolo-Muani “magjik” në sezonin debutues në Bundesliga!

Talenti francez, Randal Kolo-Muani ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë me “shqiponjat” e Frankfurt, teksa në 44 paraqitjet e kryera këtë sezon ka arritur të gjejë plot 23 herë rrugën e rrjetës, si dhe të dhurojë 14 asistime për shokët e tij të skuadrës.

Paraqitje të tilla e kanë vendosur “yllin” francez në “lupën” e “gjigandëve” evropianë, me Bayern Munich, Manchester United e PSG, që e kanë treguar prej kohësh interesimin e tyre për “fantazistin”, 24-vjeçar.

Ndërkaq, në “gjurmët” e “gjelit” të Frankfurt janë vënë gjithashtu dhe “bardhezinjtë” e Neëcastle e Juventus, me të dërguarit e klubit, që sipas raportimeve të mediave gjermane ishin të pranishëm pasditen e djeshme në përballjen e Frankfurt me rivalët e Freiburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat