Çmenduri gjermane, dy gola në shtesë sjellin ngjitjen në Bundesliga për herë të parë!

Futboll

Çmenduri gjermane, dy gola në shtesë sjellin ngjitjen në Bundesliga për herë të parë!

Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:07
Pamje nga një ndeshje

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun.

Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër vendit të dytë. Që sjell ngjitjen direkte në elitën e futbollit gjerman.

Heidenheim konkretizoi një përmbysje epike në Regensburg (2-3), sfidë që po e humbiste 2-0 deri në minutën e 57’.

Por, skuadra e Frank Schmidt realizoi dy herë në shtesa dhe siguroi biletën e parë historike në Bundesliga.

Jan-Niklas Beste dhe Tim Kleindienst shënuan në minutat 90+3’ dhe 90+6’, duke plotësuar ëndrrën e madhe të tifozëve të Heidenheimit, skuadër që i bashkohet Darmstadtin të Klaus Gjasulës në elitë.

Hamburgu e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe do të përballet me Stuttgartin në dy finalet e mëdha (1 dhe 5 qershor) për biletën e fundit në Bundesliga.

Ndërkohë, Regensburg do të luajë në ligën e tretë bashkë me Sandhausen, teksa Arminia Bielefeld ka edhe një shans në “play-out”. Do të luajë përballë Wehen Wiesbaden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat