Manifesti i këtij ndryshimi ka buzëqeshjen dhe fytyrën e një studenti

Futboll

Manifesti i këtij ndryshimi ka buzëqeshjen dhe fytyrën e një studenti

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:06
Yamal

Xavi e mbajti premtimin.

Ai tregoi se Barcelona nuk vuan më nga nostalgjia për Leo Messin, i cili megjithatë është i magjepsur nga ideja për t’u rikthyer në shtëpinë e tij, në Camp Nou, pas dy viteve të kaluara në Paris.

Xavi fitoi titullin, riktheu kultin e cantera-s, diti të bashkëjetonte me një klub që duhej të shkurtonte gjithçka: faturën e pagave, buxhetin e merkatos, numrin e punonjësve. Presidenti Laporta ka trashëguar pothuajse një miliard borxhe nga Bartomeu.

Xavi nënshkroi triumfin e 27-të të blaugranave në Liga kundër një ekipi që kushton pothuajse 40% në krahasim me dy vite më parë. Tani ka ardhur rinovimin deri në vitin 2026.

Xavi gjithashtu kishte avantazhin e ringjalljes së traditës së cantera-s brenda klubit: rëndësinë e kthimit për të investuar në shkollën e La Masia-s.

Manifesti i këtij ndryshimi ka buzëqeshjen dhe fytyrën e një studenti, Lamine Yamal, në krahun e majtë, i cili debutoi në La Liga në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, nëntë muaj e gjashtëmbëdhjetë ditë. Një datë e paharrueshme: 29 prill 2023. Shtatë minuta në fushë kundër Betis Sevillas, kur rezultati ishte tashmë 4-0.

“Që nga Messi, nuk kam parë një djalë të ri me këtë potencial”, ka komentuar trajneri i Barcelona-s.

Një frazë goditëse, por që ndihmon për të kuptuar se sa shumë e vlerëson Xavi Lamine Yamal, lindur në 2007, në Spanjë dhe me origjinë afrikane: babai i tij quhet Nasraoui dhe është maroken, ndërsa mamaja Ebana u rrit në Guinenë Ekuatoriale.

KLAUZOLA – Barcelona e ka vulosur me një klauzolë njëqind milionëshe. Yamal filloi t’i bënte të gjithë të dashuroheshin me driblimin e tij në fushën e një klubi të vogël, La Torreta, në Granollers.

Në moshën shtatë vjeçare ai hyri në akademinë e Barcelonës. Fillimisht luajti në futsal, më pas në futbollin me tetë, deri tek ekipi U-19 i Oscar Lopez dhe Javier Saviola. Ai shpejt u bë lideri e grupit me gjeste mahnitëse në fushë.

Në rrjetet sociale, drejtuesit e Blaugranës i dedikuan atij një postim – zbavitës dhe të dashur – i cili pati sukses në internet: “Ngjarjet që ndodhën në 2007. Lindja e iPhone. Venus Williams fiton titulli e katërt në Wimbledon. Episodi i fundit i serialit “The Sopranos”. Lindja e Lamine Yamal”.

Ai do të festojë 16-vjetorin më 13 korrik, dhurata e Xavi është gati: një vend në skuadër për gurmbullimin stërvitor veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat