Korean-jugori i Napolit paralajmëron: Mos i besoni profilit të agjentit tim!

Futboll

Korean-jugori i Napolit paralajmëron: Mos i besoni profilit të agjentit tim!

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:15
Kim Min Jae

Kim Min Jae është një nga lojtarët më të dëshiruar të merkatos teksa mbrojtësi shkëlqeu me Napolin në Serienë A duke u shndërruar në një nga elementët më të rëndësishëm për trajnerin Luciano Spalletti.

Koreano-jugori ka përfunduar nën shënjestrën e Manchester United dhe duket pranë realizimit të ëndrrës për të luajtur në Premier League.

Agjenti i tij po punon për të gjetur një marrëveshje nga e cila të bindet edhe Napoli.

Por, disa postime në faqen e Instagramit të agjentit të lojtarit kanë bërë përshtypje tek tifozët me këtë të fundit që shprehej se ka pasur disa takime me klube të ndryshme.

“Është dikush që po paraqitet si agjenti im dhe po mban takime me klube të ndryshme.

Ky nuk është agjenti im dhe merrni më shumë informacioni mbi agjentin tim”, u shpreh Min Jae.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat