Kiçe: Shpresojmë që në fund të festojmë ngjitjen në Superligën e Kosovës 

Futboll

Kiçe: Shpresojmë që në fund të festojmë ngjitjen në Superligën e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:32
Rahma Kiçe

Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Lirisë, që do të zhvillohet me 4 qershor në stadiumin “Zahri Pajaziti” në Podujevë, zgjon kureshtje të madhe nga dashamirët e futbollit.

Finalja e barazhit, Liria kërkon rikthimin ndërsa Ferizaj të mbetet në Superligën e Kosovës.

Pronari i KF Lirisë së Prizrenit, Rahma Kiçe, shpreh optimizmin para sfidës së fundjavës. 

“Klubi ynë KF Liria të dielën në orën 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë do të zhvillojë ndeshjen finale të Play-Off-it kundër KF Ferizajt.

Kemi ardhur në fund të të gjitha përpjekjeve tona këtë vit. Në këtë ditë të veçantë, ftoj të gjithë miqtë dhe të dashurit tanë në ndeshjen tonë vendimtare. Shpresojmë që në fund të finales të festojmë të gjithë ngjitjen në Superligën e Kosovës.

Me dashurinë dhe respektin tim”, ka shkruar Kiçe në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat