Ten Hag: Duam ta fitojmë një kupë, rrugë e gjatë për kthimin e lavdisë

Futboll

Ten Hag: Duam ta fitojmë një kupë, rrugë e gjatë për kthimin e lavdisë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:51
Erik ten Hag e Manchester Utd

Erik ten Hag dëshiron të rikthejë ditët e lavdisë të Manchester Unitedit, por sipas tij, klubi i Premier Leagues ka rrugë të gjatë për ta arritur një gjë të tillë. 

Trajneri holandez i Unitedit ka folur një ditë para finales me Manchester Cityn.

Dy skuadrat takohen të shtunën në finale të FA CUP, ku City po kërkon një trofe për të shtatën herë, ndërsa United është në kërkim të trofeut të trembëdhjetë. 

"Unë thashë vitin e kaluar, ne duam të rikthejmë Unitedin, por kemi një rrugë të gjatë për ta bërë", ka thënë ai.

Ai është shprehur se te United janë të përqendruar për ta fituar trofeun në vend që të pengojnë Cityn që të imitojë arritjen historike të Unitedit më 1999, kur kishte fituar tre trofe në të njëjtën kohë.

"Ne duam të fitojmë një kupë, nuk ka të bëjë me ndaljen e Cityt, është për të fituar Kupën. Ne kemi një mundësi të madhe", ka thënë ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat