Liria rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës, Ferizaj bie nga liga

Futboll

Liria rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës, Ferizaj bie nga liga

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:57
Pamje nga ndeshja

Liria rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës

Liria e Prizrenit ka triumfuar me penallti me rezultat 3:0 ndaj Ferizajt, në finalen e barazhit. 

Ndeshja në kohën e rregullt dhe po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ka përfunduar pa gola (0:0).  

Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Lirisë u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të pranishëm ishin rreth 3.000 shikues

Tifozët  “Ujqit” e Ferizajt dhe “Arpagjikët” e Lirisë, kanë bërë atmosferë të mirë.  

Në minutën 24-të Sadriu nga afërsia e nga këndi i vdekur, godet fortë por portieri Hodaj tregon cilësitë e tija, duke shpëtuar portën e Lirisë.

Kroati Panadiç në minutën e 31-të godet me kokë por për fat të Lirisë topi shkoi jashtë portës.

Në minutën e 90+1, portieri Jovanosvki shpëtoi portën e ferizajasve, duke e mbrojtur goditjen shumë të fortë nga rreth 17-18 metra të futbollistit Fetahaj.  

Në minutën e 115-të, Likaj i vetmuar por portieri ferizajas Marko Jovanovski ka shpëtuar gol të sigurt. 

Penalltitë, për Lirinë shënuan Blendi Memaj; Ardit Topallaj e Dardan Jashari, dështoi Astrit Berisha dhe për Ferizajn dështuan Astrit Fazliu, Betim Haxhimusa, Kenan Orana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat