Lugano e shqiptarëve pësuan humbje në finale të Kupës së Zvicrës! Imeri e Rrudhani festojnë

Futboll

Lugano e shqiptarëve pësuan humbje në finale të Kupës së Zvicrës! Imeri e Rrudhani festojnë

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:59
Pamje nga finalja

Young Boys është fitues i Kupës së Zvicrës.

Young Boys ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Luganos, në finalen e Kupës së Zvicrës, e cila u zhvillua në stadiumin “Wankdorf” në Bernë.

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Uran Bislimi u paraqitën titullarë dhe Kreshnik Hajrizi u fut nga minuta e 46-të për Luganon.

Bislimi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 36-të dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Hajdari në u largua në minutën e 77-të..

Kastriot Imeri u inkuadrua në minutën e 81-të për Young Boys dhe Donat Rrudhani nuk u fut asnjë minutë në lojë.
Imeri e Rrudhani festojnë triumfin në finale.

Për Young Boys shënuan Nsame (20' e 45+3', Meschack (86’)  dhe për Luganon realizuan Bottani (53') e Steffen (88’).

Lugano e shqiptarëve e pafat, ndërsa Young Boys pas titullit të kampionit festojnë trofeun e çmueshëm, Kupën e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat