Erzeni mbetet në Superiore, Korabi nuk arrin të bëjë mrekullinë

Futboll

Erzeni mbetet në Superiore, Korabi nuk arrin të bëjë mrekullinë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 19:48
Pamje nga ndeshja

Festë në Shijak për qëndrimin e Erzenit në Kategorinë Superiore. Skuadra shijakase arriti të mposhtte 2-1 Korabin pas 120 minutave lojë në finalen e play out-it të zhvilluar në “Niko Dovana”.

Një objektiv i arritur në “frymën e fundit” nga një skuadër që gjatë dy fazave të para u konsiderua “Hirushja” e Superiores, por që zhgënjeu në pjesën e dytë të sezonit duke rrezikuar madje edhe rënien direkt në javën e fundit.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Erzeni shënoi i pari me Sadikin që në minutë ne katër, por në të 20-tën Korabi u kundërpërgjigj me Tabakun.

Për minuta të tëra, pavarësisht epërsisë së shijakasve, ky rezultat mbeti i pandryshuar, aq sa për të përcaktuar fituesin u nevojit shtesa (dy kohë nga 15 minuta).

Në minutën e 97-të, Adnard Mehmeti realizoi golin e fitores për Erzenin. Futbollistët e Korabit bënë gjithçka kishin mundësi për ta çuar ndeshjen te penalltitë, por e patën të pamundur për të shënuar një tjetër gol.

Gjithsesi, Korabi duhet përgëzuar për rrugëtimin që pati në këtë sezon, teksa në play off-in e Kategorisë së Parë eliminoi Tomorin dhe Flamurtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat