Vjen reagimi i Rashicës pasi u shpall kampion me Galatasaray

Futboll

Vjen reagimi i Rashicës pasi u shpall kampion me Galatasaray

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 10:53
Milot Rashica

Milot Rashica ka përjetuar një sezon fantastik me gjigantin turk Galatasaray, skuadër me të cilin edhe u kurorëzua me titullin e kampionit.

Galatasaray e mbylli edicionin 2022/23 me 85 pikë, tetë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë.

Rashica ishte pjesë e rëndësishme e gjigantit turk, derisa krijoi një partneritet të rrezikshëm me argjentinasin Mauro Icardi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës gjatë këtij sezoni realizoi katër gola.

Gjatë festës së titullit, Rashica festoi me flamurin e Kosovës, ndërsa hyri në stadium, ndërsa sot ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar fotografi nga festa e tij me mbishkrimin “Kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat