Silvinho: Dua gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, mezi pres të dal para tifozëve shqiptar

Futboll

Silvinho: Dua gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, mezi pres të dal para tifozëve shqiptar

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 13:16
Silvinho

Në kualifikimet për Kampionatin Evropian EURO 2024, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në këtë muaj ku do të ballafaqohet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në prag të këtyre dy sfidave, në një konferencë për media ka folur trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinho, i cili ka shpalosur hapur pritjet që ka nga këto dy ndeshje.

Ai ka theksuar se pret nga skuadra lojë të bukur në fushë, por mbi të gjitha të merren gjashtë pikë nga këto dy ndeshje.

Silvinho: Mund t’i marrim gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës

“Sigurisht që të gjitha mundësitë i kemi për të marr fitore në këto dy ndeshje, përveç lojës së bukur për të marr edhe gjashtë pikët, por fusha do të na tregoj më shumë se sa jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe sigurisht rezultati nuk është diçka që mund ta kontrollosh, por ne kemi një rrugë të gjatë përpara me shtatë finale që të gjitha ndeshje që janë për t’u fituar, por është e rëndësishme të luajmë mirë edhe ta marrim pikë. Por në këtë moment që flasim unë kam në mendje vetëm Moldavinë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjet tjera.”, tha Silvinho.

Njëra nga befasitë në listën e të ftuarve për këto dy ndeshje nga trajneri brazilian ishte mungesa e Odise Roshit. Për këtë vendim të tij, Silvinho tha se e bëri për shkak se ka lojtar të tjerë që e bëjnë mirë rolin e anësorit të djathtë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që Roshi të ftohet për ndeshjet e muajit shtator.

Silvinho: Roshin nuk e ftova sepse kam alternativa të tjera

“Roshi është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren. Nuk është për këto dy ndeshje por kjo nuk do thotë se në shtator ai nuk do të jetë me ne. Kam folur me atë, është një lojtar shumë i aftë në krahun e djathtë dhe të gjithë e kemi parasysh se çfarë është në gjendje të bëjë, por në këtë moment kemi lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë shumë mirë atë rol dhe prandaj kam menduar që t’i jap mundësinë lojtarëve të tjerë.”, theksoi braziliani.

Trajneri kuq e zi më tutje ka kërkuar nga të përzgjedhurit e tij që të gjejnë ekuilibrin në fushë duke treguar stabilitet ndaj rivalëve të ardhshëm.

Silvinho: Na duhet ekuilibri në skuadër

“Ajo që i duhet skuadrës më shumë se gjithçka është ekuilibri. Pra t’i mund të shënosh tre gola, por pëson katër dhe e ke humbur ndeshjen, nuk ia ke dal. Kështu që në futboll duhet ekuilibër sa më i madh. Unë mendoj se kemi lojtarë e duhur në ekip për të bërë një ndeshje sa më të mirë dhe kemi lojtarët e duhur për të bërë mirë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.”, shtoi SIlvinho.

Ai gjithashtu foli edhe për emocionet që ka për daljen e parë para tifozëve kuq e zi si trajner. Një gjë të tillë, ai thotë se mezi po e pret.

Silvinho: Mezi pres të debutojë para tifozëve shqiptar

“Është një ndjesi shumë e bukur ta luajë këtë ndeshje dhe mezi e pres. Nuk e shoh si presion debutimin tim para tifozëve shqiptar... Kur e shoh atë stadium mezi pres që të vij ndeshja, të futem në fushë, ta shijoj ndeshje bashkë me ekipin tim të japim maksimumin sidomos para tifozëve shqiptar dhe jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje shumë të bukur”, tha në fund Silvinho.

Shqipëria është pjesë e grup E të kualifikimeve së bashku me Republikën e Çekisë, Moldavinë, Ishujt Faroe dhe Poloninë. Ndeshjen e parë kombëtarja shqiptare e ka humbur ndaj Polonisë me rezultat 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat