Chelsea nënshkruan me gjashtëmbëdhjetë vjeçarin nga Ekuadori

Futboll

Chelsea nënshkruan me gjashtëmbëdhjetë vjeçarin nga Ekuadori

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:21
Kendry Paez

Chelsea ka arritur marrëveshje me Independiente del Valle për të nënshkruar me ekuadorianin gjashtëmbëdhjetë vjeç, Kendry Paez, ka njoftuar të hënën klubi i Premier Leagues.

Paez, i cili konsiderohet ndër talentet më të mëdhenj në Amerikën e Jugut dhe ka bërë pesë paraqitje për liderin e kampionatit të Ekuadorit këtë sezon, do t'i bashkohet Chelseas pasi të ketë mbushur tetëmbëdhjetë vjeç në maj 2025. 

Mesfushori ishte një lojtar kyç për Ekuadorin në Kupën e Amerikës U-17 të mbajtur ktëj vit. 

Adoleshenti është nënshkrimi i parë i Chelseas pas arritjes së trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Ky edicion nuk ishte i suksesshëm për Chelsean, pasi skuadra ka përfunduar në pozitën e dymbëdhjetë në tabelë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat