Shqiptarët shënojnë, Lausanne Ouchy futet në Superligën e Zvicrës

Futboll

Shqiptarët shënojnë, Lausanne Ouchy futet në Superligën e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:52
Liridon Mulaj në veprim me fanellë të kuqe

Lausanne Ouchy futet në Superligën e Zvicrës, Sioni bie në Challenge League (Ligën e Dytë të Zvicrës).

Lausanne Ouchy ka shënuar fitore edhe në takimin e kthimit, kësaj radhe në shtëpi me rezultat 4:2 ndaj Sionit.

Edhe sfidën e parë e ka fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm  6:2 shkojnë në elitën e futbollit zviceran. 

Shqiptarët Liridon Mulaj e Alban Ajdini realizuan për fitoren e madhe.

Mulaj ka shënuar dy gola (6' e 89'), Ajdini (34'), Okou (81') dhe për Sionin realizuan Zuffi (23') e Grgiç (39') nga penalltia.  

Asistues ishte Qarri.

Kapiteni Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Alban Ajdini e Liridon Mulaj, u paraqitën titullarë për Lausannen.

Ajdini e Qarri u zëvendësuan në minutën e 62-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat