Kampionati i Malit të Zi fillon më 23 korrik, pjesë e saj është skuadra shqiptare 

Futboll

Kampionati i Malit të Zi fillon më 23 korrik, pjesë e saj është skuadra shqiptare 

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:12
Pamje nga një ndeshje

Komisioni për Çështje Urgjente i Federatës së Futbollit të Malit të Zi miratoi propozimin për kalendarin e garave për sezonin 2023/24.

Kështu, Meridianbet 1st (Kampionati i Malit të Zi) do të nisë të dielën e 23 korrikut dhe pjesa e parë e kampionatit do të zgjasë deri më 9 dhjetor.

Gjithashtu thuhet se fillimi i pjesës pranverore të kampionatit është planifikuar më 17 shkurt të vitit të ardhshëm, si dhe se ndeshjet e xhiros së fundit, të 36-të do të zhvillohen më 19 maj.

Garat në Ligën e Dytë të Malit të Zi do të fillojnë më 12 gusht.

Beteja për trofeun e Kupës së Malit të Zi do të fillojë më 30 gusht, ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet më 26 maj të vitit të ardhshëm. Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, tash e sa vite është pjesë e elitës së futbollit malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat