Benfica blen 30 mlilionë euro pasuesin e Enzo Fernandez

Futboll

Benfica blen 30 mlilionë euro pasuesin e Enzo Fernandez

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 21:10
Enzo Fernandez

Orkun Kökçü është goditja e parë e merkatos verore të Benfica-s.

Mesfushori turk, një nga pikat e forta të Feyenoord të Arne Slot dhe qe u shpall kampion Holande, ka mbërritur në Lisbonë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Siç raportohet nga shtypi luzitanian, ishte Roger Schmidt ai që e bindi, i cili shpjegoi rolin e tij të rëndësishëm brenda ekipit. Kokcu u ndoq edhe nga klube franceze dhe angleze…

Dy detaje thelbësore për marrëveshjen e Orkun Kökçu: Feyenoord do të ketë 25% të shitjes së ardhshme. Benfica gjithashtu do të përfshijë klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro në kontratë, njësoj si Enzo Fernández. Benfica pagoi 30 mln euro per ta nenshkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat