Selektori rumun i gëzohet rikthimit të një futbollistit ndaj Kosovës  

Futboll

Selektori rumun i gëzohet rikthimit të një futbollistit ndaj Kosovës  

Nga: K.G. Më: 15 qershor 2023 Në ora: 20:38
Edi Iordanescu

Rumania po përgatitet për dy ndeshjet, ndaj Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Selektori i Rumanisë, Edi Iordanescu, ka folur për rikthimin e futbollistit Ianis Hagi, i cili ka munguar në takimet e mëparshme.

“Së pari, e kam mirëpritur rikthimin e tij pas një dëmtimi të gjatë. 

Na mungojnë shumë lojtarë, fatkeqësisht me probleme shendetësore, por duhet të mbledhim pikë.

Ianis erdhi me një dëshirë shtesë, sepse i mungonte Kombëtarja”, tha mes të tjera Iordanescu.

Nesër në orën 20.45 Kosova do të ndeshet me Rumaninë, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat