Vojvoda: Nuk meritojmë të luajmë në këto kushte

Futboll

Vojvoda: Nuk meritojmë të luajmë në këto kushte

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 23:25
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ia lë fajin kryesor fushës për mungesë ne fitores ndaj Rumanisë.

Në deklaratën pas ndeshjes, futbollisti i Torinës deklaroi:

Kushtet ishin të këqija. Ekipi ka luajtur mire, kemi pasur dy-tre raste për të shënuar, por ndikimi kryesor ishte i fushës.

Gjynah, sepse me cilësinë që kemi meritonim kushte më të mira”.

Mungesa e golave: “Me Izraelin kemi pasur raste për të fituar, kurse me Adorrën ka qenë fusha.

Kemi pasur raste, mja 15-16 topa në zone, por ishte e vështirë për të shënuar.”

E ardhmja e Vojvodës: “Për momentin jam te Torino, kam kontratë me këtë skuadër.

Tani jam i fokusuar në kombëtare, kjo është e gjitha”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat