Stoica humb nervat për Kosovë: Çfarë kërkon ky djalë në kombëtare?

Futboll

Stoica humb nervat për Kosovë: Çfarë kërkon ky djalë në kombëtare?

Nga: K. Goca Më: 17 qershor 2023 Në ora: 00:07
Stoica

Në ndeshjen e tretë të grupit preliminar për EURO 2024, Rumania nxori një pikë jashtë shtëpisë në duel me Kosovën, duke luajtur baras (0:0).

Në fund të ndeshjes, Mihai Stoica (në vitin 2012 ishte menaxher i përgjithshëm i ekipit të futbollit Steaua Bukuresht) pati një reagim të ashpër ndaj George Puscas, për të cilin deklaroi se nuk e kuptonte se çfarë kërkonte në kombëtare.

"Pesë minutat e parë ishin në rregull, pastaj jo.

Njeriu i ndeshjes ishte portieri Moldovan, por unë po mendoj për Puscas.

Ka disa gjëra që nuk i kuptoj.

Çfarë kërkon ky djalë në kombëtare, çfarë po kërkonte në këtë ndeshje, çfarë kërkonte, pse Alibeci nuk hyri më herët në këtë ndeshje?

Çfarë kërkoi Puscaş për të na acaruar deri në fund të ndeshjes?

Çfarë duam ne nga ky djalë, çfarë kërkon ai?

Ai fitoi një duel gjatë gjithë ndeshjes ose ndoshta pashë një ndeshje tjetër.

Njerëz, Andorra shënoi kundër kësaj skuadre.

Kemi grupin më të dobët në historinë e pjesëmarrjes së Rumanisë, një gjë të tillë nuk mund ta gjeje as në Kupën Ballkanike.

Puscaş është një lojtar në ligat e ulëta ku as nuk luan”, tha Stoica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat