Arabët nuk ndalen, gati 50 milionë euro për “bomberin” spanjoll

Futboll

Arabët nuk ndalen, gati 50 milionë euro për “bomberin” spanjoll

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 10:12
Alvaro Morata

Pas një karriere të pasur me ekipe si Real Madrid, Chelsea, Juventus e Atletico Madrid, “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata tashmë duket të jetë afër kalimit te “gjigandët” arabë të futbollit, të cilët si rrallë herë më parë këtë merkato vere kanë hapur “thasët” për të afruar në kampionatin e tyre lojtarë me eksperiencë të madhe në Evropë.

Sipasr raportimet më të fundit nga mediat spanjolle, skuadra arabe e Al-Tawoon i ka ofruar “bomberi” plot 50 milionë euro sezon.

Ofertë kjo jo pak tunduese për “bomberin” spanjoll, i cili tashmë ka hyrë në të 30-tat e tij.

Ndërkaq, kujtjomë se pavarësisht moshës, Morata e mbylli me shifra interesante sezonin e kaluar përsa i përket shënimit të golave, teksa në 45 paraqitjet e zhvilluara shënoi plot 15 gola, si dhe dhuroi 3 të tjerë për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat