​Interesante, Ballkani zbulon arsyen e mos daljes në treg të biletave për ndeshjen me Ludogoretsin

Futboll

​Interesante, Ballkani zbulon arsyen e mos daljes në treg të biletave për ndeshjen me Ludogoretsin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 08:33
Ballkani

Ballkani do të ballafaqohet me Ludogoretsin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në mesjavën e ardhshme.

Kampioni i Kosovës, përkundër se kanë mbetur edhe pak ditë deri te ndeshja, ende nuk i ka vendosur biletat në shitje.

Por, ka një rasye që kjo po ndodh. Përmes një postimi në faqen zyrtare, skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues.

Ata kanë thënë se janë në pritje që kjo çështje të qartësohet dhe pastaj biletat do të jenë në treg.

Ky është njoftimi i plotë i Ballkanit:

Fillimisht ju falenderojmë për interesimin e jashtëzakonshëm që po e tregoni, lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Ludogorets, në UEFA Champions League.

Duke qenë se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues, ne nuk po mund t'i plasojmë në shitje biletat.

Jemi duke pritur edhe ne me padurim që kjo të qartësohet, andaj në momentin kur ta kemi të konfirmuar, do të iu njoftojmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat