Marquinhos: Çështje delikate, klubi dhe lojtari t’i japin zgjidhje!

Futboll

Marquinhos: Çështje delikate, klubi dhe lojtari t’i japin zgjidhje!

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:17
PSG

Kylian Mbappe mbetet në qendër të vëmendjes, me sulmuesin i cili po kalon një periudhë shumë të vështirë në Paris.

“Nga shkëlqimi te rënia” e francezit dhe gjithçka bëhet për të ardhmen, me talentin, i cili refuzoi aktivizimin e klauzolës për të rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025 dhe tashmë Paris Saint-Germain rrezikon ta humbasë me parametra zero.

Mbappe është përjashtuar nga skuadra, e cila ka udhëtuar drejt Japonisë për një turne miqësor dhe tani lamtumira duket në horizont.

Por, zhvillime të reja kanë ndodhur së fundmi, pasi Al-Hilal ka propozuar një ofertë “stratosferike” për Mbappe, ndërsa e ardhmja e tij është plotësisht në pikëpyetje, pasi edhe Real Madrid e ndjek me interes.

Ndërkohë, në Paris askush nuk mund ta kalojë lehtë këtë situate edhe njëri prej tyre është edhe kapiteni i parizienëve, Marquinhos, me brazilianin i cili ka shprehur dëshirën që ai të qëndrojë te PSG.

 “Shpresoj që të gjendet një zgjidhje e mirë për të gjithë dhe Mbappe të qëndrojë në Paris.

Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar në fushën e lojës. Ne duam që te PSG të jenë gjithmonë lojtarë të nivelit të tillë.

Cilësitë e tij nuk diskutohen, por kjo është një çështja delikate, një histori që kalon mbi ne, lojtarët dhe ka të bëjë me drejtuesit, presidentin dhe lojtarin në fjalë.

Shpresoj që ata të gjejnë një zgjidhje të mirë që ai të jetë pjesë e grupit dhe të na ndihmojë këtë sezon” – tha mbrojtësi brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat