Gjyqtarët e Kosovës drejtojnë një tjetër ndeshje në Conference League

Futboll

Gjyqtarët e Kosovës drejtojnë një tjetër ndeshje në Conference League

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 23:24
Gjyqtarët e Kosovës

Gjyqtari  Visar Kastrati për herë të tretë në këtë edicion do ta ndajë drejtësinë në UEFA Conference League.

Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen e parë të rrethit të tretë, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe asaj kazake, Aktobe.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 19:00.

Kastratit do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat