Kane është lojtari më i ri i Bayernit, blerja më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve

Futboll

Kane është lojtari më i ri i Bayernit, blerja më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:02
Kane

 Kane është lojtari më i ri i Bayernit, blerja më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve!

Harry Kane është lojtari më i ri i Bayernit. Sulmuesi anglez mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”.

Bayerni do të paguajë në total 220 milionë euro, duke marrë në konsideratë kartonin 100 milionë euro + 20 të tjera si bonuse. Dhe pagën e sulmuesit, 25 milionë euro bruto në vit deri në 2027.

Bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, shumë më tepër se 80 milionët e shpenzuara për Lucas Hernandez në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat