Lojtari i klubit francez kërcënon të hidhet nga ura pas ndarjes nga e dashura

Futboll

Lojtari i klubit francez kërcënon të hidhet nga ura pas ndarjes nga e dashura

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:50
Alexis Beka Beka

Një futbollist i ekipit francez, Nicë po tenton të kryejë vetëvrasje.

Sipas RMC Sport, bëhet fjalë për Alexis Beka Beka. 

Ai ndodhet në urën Magnan teksa është 100 metra mbi tokë.

Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin. Gjithashtu klubi francez ka dërguar edhe një psikologe për të ndihmuar 22-vjeçarin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar.

Mediat italiane zbulojnë se futbollisti kërkon ti jap fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura.

Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat