Kosumi vjen me ekspozitën "Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës"

Futboll

Kosumi vjen me ekspozitën "Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës"

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:28
Pamje nga ndeshja në kohë të okupimit

Gazetari i njohur i sportit, Gani Kosumi në fund të këtij muaji, do të sjellë ekspozitën "Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999".

Ish-redaktori i sportit për shumë vite në Radio Kosovë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë më dije se në fund të muajit tetor do të hap ekspozitën "Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999".

“Në fund të tetorit hapet Ekspozita "Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999.

Pas një pune të mundimshme, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, me 30 e 31 tetor dhe 1 nëntor 2023, do të hapet Ekspozita personale e Gani Kosumit ‘Periudha e Mbijetesës së sportit të Kosovës 1991-1999’.

Kjo ekspozitë mbahet në Sallën e Atelesë përballë sallës së kuqe të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe zgjatë 3 ditë”, ka shkruar gazetari Kosumi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat