Yamal në historinë e futbollit spanjoll, bëhet shënuesi më i ri i La Ligas

Futboll

Yamal në historinë e futbollit spanjoll, bëhet shënuesi më i ri i La Ligas

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 08:31
Lamine Yamal

Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2.

Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2-0.

Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll.

I lindur në vitin 2007, transmeton abcnews, Yamal është një nga taletet më premtues në futbollin europian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat