Di Natale: Di të shënoj, por jo të bëj trajnerin

Futboll

Di Natale: Di të shënoj, por jo të bëj trajnerin

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Përvoja si trajner në stolin e Carrarese (skuadër e Serisë C në Itali) do të jetë e fundit për Antonio Di Natale, një nga golashënuesit më të mirë të historisë së futbollit italian. Në moshën 45-vjeçare, ai vendosi të largohet përgjithnjë nga detyra e trajnerit.

Lajmin e konfirmoi vetë Di Natale për “Tuttosport”, ku sqaroi: “Dëshiroj të vazhdoj të punoj si drejtor sportiv.

Provova të bëj trajnerin, por e kuptova që ky profesion nuk bën për mua. Di të shënoj, por jo të bëj trajnerin”.

“Detyra e trajnerit kishte shumë mendime nëpër mendje dhe nuk arrija të shijoja jetën jashtë fushës, me familjen time.

Ndaj vendosa të bëj një hap pas”, tha Di Natale, që është president i një qendre stërvitore të rinj, Donatella Calcio, ku promovon mjaft të rinj.

Di Natale është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i Serie A (2010 dhe 2011), dhe renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit të golashënuesve më të mirë të historisë së futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat