Muçi: Shpresoj edhe unë të shënoj gola të paharrueshëm me Kombëtaren

Futboll

Muçi: Shpresoj edhe unë të shënoj gola të paharrueshëm me Kombëtaren

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:41
Ernest Muçi

Për Ernest Muçin sekreti i kësaj skuadre të Kombëtares është dëshira e të gjithë çunave për të bërë mirë dhe për t’u kualifikuar në EURO 2024.

Duke folur për mediet në prag të miqësores me Bullgarinë, Muçi u shpreh se ka marrë mesazhe nga shokët e skuadrës së Legias pas fitores ndaj Çekisë.

Ndërsa më tej sulmuesi i Shqipërisë theksoi se shpreson që së shpejt edhe ai vetë të bëjë gola të bukur me Kombëtaren, ashtu si Asani.

Cili është sekreti i kësaj skuadre? “Të gjithë çunat kanë dëshirë dhe objektiv që të shkojmë në Europian, të gjithë jemi shumë të lumtur që morëm një fitore të madhe me Çekinë dhe tani do fokusohemi te këto ndeshje të mbetura.”

Tifozët të duan shumë, por ke pak minutazh me Kombëtaren, çfarë duhet të bësh që ta ndryshosh? “I lumtur që marrë atë lloj afeksioni nga tifozët dhe nga çunat që më duan. Se kush luan e vendos trajneri dhe ai po bën më të mirën”.

Oferta nga klube më të mëdha se Legia për ty: “Duhet të punoj akoma, çdo lojtar ka dëshirë që të luajë në kampionat sa më të fortë shpresoj ta realizoj.”

Miqësorja me Bullgarinë: “Këtë ndeshje nuk e shohim shumë si miqësore, por si një ndeshje që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mirë para tifozëve tanë, ndaj duam ta fitojmë këtë ndeshje.”

Atmosfera në grup: “Jemi shumë mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë të gjithë, lojtarë të rinj e të vjetër. Atmosfera në grup është shumë e mirë.”

Marrëdhënia me Sylvinho-n: “Përveç komplimenteve e kam pyetur si mund të përmirësohem si lojtar dhe ai na ka ndihmuar shumë të gjithëve.”

Legia: “Është ndjenjë e bukur që jam te Legia. është klub i madh me shumë tifozë. Ndjehem shumë i lumtur që kam krijuar emër atje, më respektojnë shumë dhe kjo më lumturon.”

Ke marrë mesazhe nga shokët te Legia për fitoren e Shqipërisë? “Shumë nga lojtarët më thanë urime që fituat, kemi krijuar një lloj afeksioni dhe ndjehem shumë i lumtur.”

Tifozët: “Shpresoj që shumë tifozë të vijnë të na shikojnë, do të japim më të mirën në këtë ndeshje.”

Golat e Asanit, po t’i kur do realizosh gola të tillë apo të dy ju bashkë? “Shpresoj që një ditë kjo të ndodhë, jam shumë i lumtur për Asanin dhe shpresoj që një ditë edhe unë t’ja dal.”

Shqipëri do të zhvillojë këtë të martë, duke nisur nga ora 18:00 një ndeshje miqësore me Bullgarinë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat