Shqipëri, Shqipëri brohoritet në Beograd, tifozët malazezë përplasen me serbët

Futboll

Shqipëri, Shqipëri brohoritet në Beograd, tifozët malazezë përplasen me serbët

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Momente tensioni u regjistruan në duelin Serbi-Mali i Zi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët. 

Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur, teksa ato nuk munguan as në duelin e mbrëmjes së sotme.  

Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit.

Bëhet me dije nga “Vijesti.me” se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe

Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa është brohoritur Shqipëri, Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat