Batatina: Jam i lumtur që dita - ditës po krijohet një ambient i mrekullueshëm për trevën e Llapit

Futboll

Batatina: Jam i lumtur që dita - ditës po krijohet një ambient i mrekullueshëm për trevën e Llapit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:53
Projekti i stadiumit

Llapi nga Podujeva gjithnjë e me kushte më të mira.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është krenar që përfunduan projektin final për Arenën “Zajir Pajaziti”.

“Kishim kënaqësinë që së bashku me Drejtorin e Sekretarin e klubit si dhe disa nga futbollistët u mirëpritëm nga Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Pajtim Balaj.

Në koordinim të vazhdueshëm me instancat e Komunës përfunduam projektin final për Arenën “Zahir Pajaziti” për vendosjen e mbulojave, rritjen e kapacitetit të ulëseve, ndërtimin e tribunës lindore dhe tribunës VIP.

Falenderojmë kryetarin e Komunës, z. Bulliqi i cili në koordinim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryesinë e klubit dhe Ministrin e MKRS, z. Hajrullah Çeku po realizohet ky projekt i madh.

Jam i lumtur që dita - ditës po krijohet një ambient i mrekullueshëm për trevën e Llapit, futbollistët dhe gjithë tifozët llapjanë.

E gëzofshim të gjithë së bashku me suksese”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat