Iljasa Zulfiu gati ndaj Llapit: Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të lojërave 

Futboll

Iljasa Zulfiu gati ndaj Llapit: Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të lojërave 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 tetor 2023 Në ora: 15:14
Iljasa Zulfiu

Dukagjini i Klinës është në formën më të mirë dhe që nga java e tretë është në zinxhirin e rezultateve pozitive, pa humbje. 

Me përjashtim të dy humbjeve, në javën e parë ku pësuan humbjen si vendas (0:1) nga Malisheva.

Dhe në javën e dytë me 3:0 në Podujevë nga Llapi. 

Në tetë ndeshje radhazi kanë 2 fitore e 6 barazime, një seri interesante për djelmoshat e kryetrajnerit Armend Dallku.

Dukagjini është i trimëruar pas fitores së javës së kaluar me rezultat 4:3 në konak të Malishevës, kërkon tre pikle edhe në stadiumin në Klinë (13.00) ndeshet me skuadrën e Llapit, në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti i dëshmuar i Dukagjinit, Iljasa Zulfiu, tha se futen për rezultat pozitiv ndaj Llapit.

“Ndaj Llapit do të hyjmë si në çdo ndeshje për rezultat pozitivë. 

E dijmë që ka me qenë ndeshje jo e lehtë, shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të lojërave”, thotë Zulfiu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat