Inzaghi i kënaqur me fitoren ndaj Romës, ka dy fjalë edhe për Thuram

Futboll

Inzaghi i kënaqur me fitoren ndaj Romës, ka dy fjalë edhe për Thuram

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 09:10
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi,

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Romës.

Skuadra “Nerazure” mundi Romën (1-0), në derbin e madhe të Italisë.

Inzaghi tha se fitorja ndaj Romës nuk ishte e lehtë ndaj një skuadre që mbrohet mirë.

Ai lavdëroi edhe Thuram-in, i cili shënoi golin e tri pikëve të mëdha të internistëve në garën për kreun e tabelës.

“Nuk ishte e lehtë fitorja ndaj një ekipi që mbrohet mirë. Atmosfera në ‘San Siro’ gjithmonë është e mirë, gjithnjë është e jashtëzakonshme” , ka thënë Inzaghi.

“Thuram duhet të vazhdojë të punojë si çdo ditë, me të njëjtën dëshirë. Është një djalë që i kushton shumë rëndësi detajeve. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, ka theksuar kreu i bankinës së Interit.

Pas fitores ndaj Romës, Inter kryeson tabelën me 25 pikë, dy më shumë së Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat