Berisha, Hysaj, Ajeti dhe Cikalleshi do të shijojnë aventurën e dytë me Kombëtaren

Futboll

Berisha, Hysaj, Ajeti dhe Cikalleshi do të shijojnë aventurën e dytë me Kombëtaren

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:54
Shqipëria

Shqipëria është zyrtarisht në Euro 2024. Kuqezinjtë mbeten të pathyer në Kishinjev të Moldavisë.

Po mësohemi kaq shumë me rezultatet pozitive, aq sa kemi harruar humbjet.

Nuk po ndalet Kombëtarja e Silvinjos, e cila vazhdon të na mahnisë edhe me lojën e aplikuar. Hera e dytë për kuqezinjtë që arrijnë një kualifikim të tillë, dhe e dyta herë për katër nga lojtarët tanë që kanë qenë në 2016-tën.

Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi dhe Arlind Ajeti, ishin një nga kontributorët në atë vit drejtuar nga Gianni de Biasi.

Në atë kohë, Hysaj e Ajeti, dy 22-vjecarë, të pa mësuar me presionin kërkonin të linin gjurmë në atë edicion, 25-vjec Sokol Cikalleshi e 27 Etrit Berisha, mbajtën peshën e Kombëtares.

Tani, kur kanë kaluar thuajse 8-vjet, katër lojtarët janë burrëruar dhe eksperienca e tyre për në Europianin e Gjermanisë është shumë e vlefshme për Sylvinhon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat