Nderim Tefiku kryesor në Shtip, derbi Shkupi - Shkëndija i besohet Grujoskit

Futboll

Nderim Tefiku kryesor në Shtip, derbi Shkupi - Shkëndija i besohet Grujoskit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:23
Pamje nga një ndeshje

Java e 17-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të hapet nesër me ndeshjen ndërmjet Makedonija GJP dhe Vardarit, ndërsa pesë ndeshjet e tjera do të luhen të dielën.

Tashmë dihen gjyqtarët që do të vendosin drejtësinë në të gjashtë ndeshjet e ligës së parë.

Ndeshjen hapëse në Gjorçe do ta drejtojë Marjan Mlladenovski. Krumyslv Gjorgiev do të gjykojë Sileksin dhe Gostivarin, Aleksandar Grujoski do të jetë kryesor në derbin e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës mes Shkupit dhe Shkëndijës, Aleksandar Stavrev do të gjykojë ndeshjen Rabotniçki-Brera.

Në Shtip do të përballen Bregalnica dhe Voska Sport, ku gjyqtar kryesor do të jetë Nderim Tefiku, ndërsa Igor Stojçevski do të gjykojë duelin mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00.

Referët e javës së 17-të:

Bregallnica – Voska Sport, Nderim Tefiku (Kumanovë)
Tikvesh – Struga Trim Lum, Igor Stojçevski (Shkup)
Makedonija GJP – Vardar, Marjan Mladenovski (Shkup)
Sileks – Gostivar, Krumislav Gjorgiev (Shtip)
Shkupi – Shkëndija, Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Rabotnicki – Brera Strumica, Aleksandar Stavrev (Shkup)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat