Ademi pret Komisionin nga Kuvendi i Kosovës, diskutohet Ligji i Sponsorizimit

Futboll

Ademi pret Komisionin nga Kuvendi i Kosovës, diskutohet Ligji i Sponsorizimit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 15:37
Foto nga takimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi si dhe Leart Hoxhën, ekspert nga organizata Demokraci Plus.

Qëllimi i vizitës së grupit punues të këtij komisioni në krye me Eliza Hoxhën, ishte në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit dhe për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me nivelin e zbatimit të tij.

“Presidenti Ademi e vlerësoj vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët i njoftoi me situtatën në FFK dhe me çështjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit, përkatësisht lëshimin e vërtetimeve të sponsorizimit për klubet dhe organizatat sportive”, thuhet në njoftim.

“I pari i FFK-së e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe në veçanti futbollit në vendin tonë, por theksoi se ky ligj duhet të interpretohet drejt dhe të zbatohet në të mirë të sportit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat