Ekipet italiane rrezikojnë 300 milionë euro penalitet

Futboll

Ekipet italiane rrezikojnë 300 milionë euro penalitet

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Pamje nga një ndeshje

Vendimi i Gjykatës Evropiane kundër UEFA-s dhe FIFA-s i bën të gëzohen mbështetësit e Superligës dhe në veçanti Real Madridin e Barcelonën, anëtarë themelues dhe të vetmit që nuk e kanë braktisur projektin, i cili doli në dritë në prill 2021.

Të dyja klubet spanjolle, duke mbetur vetëm pas heqjes dorë nga Juventusi në muajt e fundit, do ta shohin besnikërinë e tyre të shpërblehet me një çmim që mund të arrijë deri në një miliard euro, nëse konkurrenca merr jetë. Këtë e ka bërë të ditur katalanasja “Sport”.

Një “mal” me para, që do ta ndihmonte dukshëm Barcelonën për të ulur borxhin e madh (1.2 miliardë euro), ndërkohë që mund të ketë sanksione të ashpra për klubet e tjera që kanë vendosur të braktisin projektin pas polemikave dhe kërcënimeve të ashpra nga UEFA dhe federatat vendase.

Gjithashtu, sipas “Sport”, Atletico Madrid, Milan, Juventus dhe të ashtuquajturat 6 klubet e mëdha të Premier League duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë si pjesë e projektit me A22. Nëse nuk e bëjnë, ato mund të përballen me penalitete prej 300 milionë eurosh.

Interi meriton një diskutim më vete, pasi nuk ka më asnjë lidhje me Superligën. Ndryshe nga klubet e tjera që përqafuan kauzën, zikaltrit përfshinin një klauzolë në kontratë sipas së cilës gjithçka do të humbiste nëse nuk do të kishte më mbështetje totale nga sponsorët e tyre dhe nëse asambleja nuk do ta riaprovonte rikthimin në Superligë.

E thënë thjesht, zikaltrit nuk e përfunduan të gjithë procesin e nënshkrimit dhe për këtë arsye do të mbroheshin nga çdo rekurs ligjor në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat