I preferuar nga Pioli, por statistikat i ka kundër, zhgënjen lojtari i Milanit

Futboll

I preferuar nga Pioli, por statistikat i ka kundër, zhgënjen lojtari i Milanit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 21:23
Tijjani Reijnders

Tijjani Reijnders është bërë një nga lojtarët e pazëvendësueshëm të Stefano Piolit, por ka një fakt që na bën të reflektojmë për ndikimin e tij te Milani.

Në fakt, në 16 metrat e fundit lojtari mund të përmirësohet, pasi shifrat nuk janë në favor të tij.

Reijnders nuk është konkret me finalizimet, pasi kur e gjen veten që duhet të përfundojë aksionin, nga 18 përpjekjet e tij nga brenda zonës, vetëm dy i shndërroi në gola. Nga 7 tentativa nga jashtë zonës, lojtari nuk ka gjetur ende golin.

Reijnders po luan sezonin e tij të parë në Milano, pas një periudhe në Holandë te Az Alkmaar. Më parë, 25-vjeçari ka luajtur edhe për Zwolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat