Pioli: Milani synon t’i shkojë deri në fund Kupë së Italisë

Futboll

Pioli: Milani synon t’i shkojë deri në fund Kupë së Italisë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 13:31
Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Cagilarit.

“Rossonerët” mundën Cagilarin (4-1), duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Strategu italian thotë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në duel me Cagilarin.

Pioli thekson se Milani synon t’i shkojë deri në fund kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në Itali.

“Do të provojmë t’i shkojmë deri në fund Kupës së Italisë”, ka thënë Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat