Tifozët ia ndaluan transferimin te Roma, Bonucci pranë një tjetër skuadre italiane

Futboll

Tifozët ia ndaluan transferimin te Roma, Bonucci pranë një tjetër skuadre italiane

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:08
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka vendosur të largohet nga Union Berlini pas gjashtë muajsh në kryeqytetin e Gjermanisë.

Qendërmbrojtësi italian ishte shumë pranë rikthimit në Serie A ku kishte arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim.

E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës të cilët u quan kundër transferimit të tij në Olimpico dhe drejtuesit e Romës i dhanë të drejtë atyre duke anuluar marrëveshjen.

Megjithatë veterani ka vendosur të rikthehet në Serie A dhe tani është në negociata me një tjetër skuadër.

37-vjeçari është në bisedime të avancuara me Genoan klub që po dëshiron transferimin e tij.

Corriere dello Sport ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet në fillim të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat