Kombëtarja e Senegalit ishte një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, por kjo Kombëtare u eliminua mbrëmë në fazën e 1/16-at pas humbjes nga Bregu i Fildishtë me penallti.
Në qendër të vëmendjes pas ndeshjes ishte Lamine Camara, i cili u prek thellë nga kjo disfatë.
Camara është vetëm 20 vjeç dhe luan për Metz, ndërsa mbrëmë luajti për 87 minuta.
Ai i shikonte penalltitë nga pankina dhe pasi u eliminua skuadra e tij, u rrëzua në fushë dhe filloi të qajë pa pushim.
Camara nuk ka mundur të ecë as në dhomën e zhveshjes, teksa një prej shokëve të ekipit e ngriti në krahë dhe e largoi nga fusha.