Selektori i Kosovës: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet 

Futboll

Selektori i Kosovës: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet 

Nga: K.G. Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:27
Franco Foda

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka ndarë përshtypjet e tij me gazetarët armenë para ndeshjes së nesërme miqësore me Armeninë.

“Ne jemi gati për ndeshjen miqësore kundër Armenisë.

Megjithatë, nuk ka ndeshje miqësore për ne.

Me këtë lojë përgatitemi për ndeshjen e ardhshme zyrtare.

Të dyja skuadrat kanë futbollistë të përgatitur mirë teknikisht.

Në tri ditët e fundit jemi fokusuar te taktikat. duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, tha Foda, duke theksuar se nuk ka favorit, transmeton mediumi armen “Sport. am”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat