Katër futbollistë të Superiores si titullarë, publikohen formacionet e Shpresave kundër Finlandës

Futboll

Katër futbollistë të Superiores si titullarë, publikohen formacionet e Shpresave kundër Finlandës

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:32
Formacionet e Shpresave kundër Finlandës

Në orën 17:00, ekipi kombëtar Shepresa do të luajë kundër 21-vjecarëve të Finlandës, një sfidë shumë e rëndësishme për sa i përket objektivit për Evropianin.

Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet, ku te kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi spikasin katër emra nga Superiorja: Dajko, Gjini, Buxhelaj dhe Smajli.

Sfida e radhës është shumë e rëndësishme për fatet e këtyre eliminatoreve, pasi do të mund të afroheshin me kreun. Shqipëria U-21 renditet e treta me 9 pikë pas 5 ndeshjesh, një më pak se Rumania dhe dy më pak se Zvicra.

Me këtë të fundit Shpresat tona do të ndeshen në sfidën e radhës më 26 mars po në Tiranë. Hyrja në stadiumin “Air Albania” në të dyja ndeshjet e Shqipërisë U-21 do të jetë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat