FIllojnë punimet për ndërrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” 

Futboll

FIllojnë punimet për ndërrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” 

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:43
Pamje

29 mars, 2024 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku kanë vëzhguar nga afër fillimin e punimeve për tapetin e ri.

Fusha hibrid e cila do të vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

Kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes, që do të jetë një lehtësim për mirëmbajten e saj gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit, kur në Kosovë mbretëron mot i ftohtë.

I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe Gusan Hatko, nga kompania Hatko, ekipi i së i cilës do të punojë në fushën hibrid të stadiumit në kryeqytet.

Mirëmbajtja e kësaj fushe do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.

Punimet e kësaj fushe do të vazhdojnë me intensitet të lartë për disa muaj në vazhdim, derisa ndeshja e parë në fushën e rinovuar pritet të zhvillohet në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat