Vllaznia ‘blindon’  të ardhmen, talenti shkodran firmos

Futboll

Vllaznia ‘blindon’  të ardhmen, talenti shkodran firmos

Më: 28 maj 2024 Në ora: 20:40
Vllaznia

Ersi Zaganjori do të vijojë të jetë një futbollist i Vllaznisë.

Është vetë klubi shkodran që zytarizon rinovimin e kontratës me talentin e akademisë. Mesfushori 19-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare e cila skadon më 30 qershor 2027.

Zaganjori ishte një nga disa produkteve të akademisë që debutoi këtë sezon me ekipin e parë.

Fantazisti luajti 4 ndeshje në Superiore, 1 në Kupë dhe 1 në Final Four, ndërsa ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipet e moshave.

Zaganjori bëhet lëvizja e dytë në merkato e drejtuesve kuqeblu pas afrimit të Amir Kahrimanovic që gjithashtu ka të njëjtin pozicion. Shumë lëvizje të tjera priten gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat