Armando Broja merr "bekimin" e Lindita Nikollës para EURO 2024

Futboll

Armando Broja merr "bekimin" e Lindita Nikollës para EURO 2024

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:16
Armando Broja e Lindita Nikolla

Teksa të gjithë janë me “sytë” nga Gjermania ku me padurim presin fillimin e Euro 2024, Armando Broja ka përfituar nga ardhja në Shqipëri për të takuar një mikeshë.

Para se të grumbullohet me pjesën tjetër të ekipit, Armando Broja është ndalur në zyrën e kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikollës. Kjo e fundit e ka mirëpritur yllin kuqezi dhe të ëmën e tij në zyrën e saj, ku nuk kanë munguar edhe elozhet për sulmuesin e Fulham.

Gjithashtu, Nikolla i uron suksese Brojës dhe gjithë ekipit Kombëtar të futbollit suksese në rrugëtimin e Europianit, i cili starton në qershor.

“Me Armando Brojën, futbollistin e talentuar të kombëtares sonë. Krenaria jo vetëm e Blerinës, por edhe shqiptarëve. Suksese djema në rrugëtimin e merituar në Euro 2024. Krenare për ju!”, shkruan Lindita Nikolla krah fotove me Armando Brojën dhe të ëmën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat