Titullari i kombëtares italiane humbet Kampionatin Europian

Futboll

Titullari i kombëtares italiane humbet Kampionatin Europian

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:29
Pamje nga një ndeshje

Një lajm i hidhur ka dalë nga kampi italian pasditen e së enjtes.

Mbrojtësi Franesko Açerbi do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni ditën e hënë dhe në këtë mënyrë do të humbas Kampionatin Europian 2024.

Mbrojtësi i cili pak javë më parë doli edhe kampion i Seria A me Interin, nuk po i përballon dot dhimbjet që po e përndjekin prej disa kohësh prej pubalgjisë, prandaj ka marrë këtë vendin të rendësishëm duke humbur edhe Europianin.

Në vend të tij do të thërritet mbrojtësi i Juventusit, Gatti.

Ju rikujtojmë që Italia vjen me një skuadër të cunguar këtë Europian, ku duken dukshëm që nuk i ka yjet e dikurshme, dhe me çdo lëndim që mund të pësojë, është një mundësi më e mirë për Kombëtaren tonë që t’i marrë pikë në ndeshjet e parë të Grupit B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat