Nikeli 74’ dhe Prishtina e Re përballen në sfidën vendimtare për Superligë

Futboll

Nikeli 74’ dhe Prishtina e Re përballen në sfidën vendimtare për Superligë

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Feronikeli 74’ dhe Prishtina e Re do të masin forcat sot pasdite në Klinë.

Skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Prishtina, do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit që siguron Superligën.

Për Niklin dhe Prishtina e Re, kjo ndeshje është më e rëndësishmja e këtij sezoni.

Skuadra e cila do të triumfojë në këtë duel do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar në sezonin e ardhshëm.

Dueli mes Feronikelit 74’ dhe Prishtina e Re fillon në orën 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat