Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra - tjetrën për të pestën herë

Futboll

Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra - tjetrën për të pestën herë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:25
Pamje nga një ndeshje

Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra - tjetrën për të pestën herë në historinë e tyre.

Në katër ndeshjet e mëparshme, axurrët kanë fituar gjithmonë.

Përplasja direkte më e fundit është miqësorja e luajtur në “Arena Kombëtare” më 16 nëntor 2022.

Kombëtarja italiane fitoi 3-1 falë golave të Di Lorenzo dhe Grifo (dopietë).

Goli i vetëm i Shqipërisë u realizua nga Ismajli. Në total, Italia ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 2 të tillë ndaj kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat